• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski: "Sejf siti" është krucial për rritjen e sigurisë në komunikacion

Toshkovski:

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tha se vendosja e kamerave nga sistemi "sejf siti" ëshë drejt përfundimit dhe pret dhe dëshiron që të fillojë të funksionojë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

"Sejf siti" është projekt me interes krucial për Maqedoninë, fillimisht për Shkupin si qendër, sigurisht për Tetovën dhe Kumanovën. Por, Shkupi është fokusi kryesor, gjysma e Maqedonisë është në Shkup, gjysma e shkeljeve janë në Shkup. Besoj se nëse mundemi të vozisim me shpejtësi të kufizuar në Austri dhe Gjermani, mund të vozisim me shpejtësi të kufizuar edhe në Maqedoni. Qëllimi është të ulet numri i vdekjeve si pasojë e vozitjes së pasigurtë", tha Toshkovski në intervistën për "Slloboden Peçat". 

 Sipas tij, kjo nuk do të thotë përjashtim i policisë nga kontrolli i rrugëve. "Policët do të jenë, dëshiroj të jenë në numër të madh. Kthimi i policëve është qëllimi i radhës. Duhet të gjejmë mënyrën se si ta afrojmë policinë deri te qytetarët", tha Toshkovski.

 Sa i përket gjobave të para nga kamerat e “Qytet i sigurtë”, ministri thotë se deri në fund të këtij viti do të ketë një zgjidhje ligjore që do të mundësojë aplikimin e këtij sistemi.

 Ministri i Punëve të Brendshme thotë se në periudhën në vijim do të duhet të punohet shumë për të përmirësuar punën e Ministrisë, pasi siç thekson ai, në MPB mungojnë shumë gjëra, ka mungesë të stafit njerëzor të trajnuar dhe ekspert në fushën e mjekësisë ligjore, njerëz nga industria kimike që janë ekspertë, profesioni mekanik dhe profesionistë nga fusha e informacionit, mungojnë pilotë. qa

Foto: Slloboden Peçat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR