• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gir për shpërndarjen e Këshillit gjyqësor: Nihilizmi juridik është atraktiv, por jo edhe metoda më efikase, i keni rekomandimet nga Misioni vlerësues

Gir për shpërndarjen e Këshillit gjyqësor: Nihilizmi juridik është atraktiv, por jo edhe metoda më efikase, i keni rekomandimet nga Misioni vlerësues

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir thotë se nihilizmi jurudik ndoshta është atraktiv, por jo edhe metoda më efikase lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publik. Gir në intervistë për "360 gradë" thotë se nuk ka dilema se nevojiten reforma thelbësore në jurisprudencë dhe e përshëdnetë qëllimin e Qeverisë që lëtë ta vendosë si prioritet të lartë, por thekson se ka pasuri të materialit i cili tregon se cilat janë mënyrat për të lëvizur përpara.

"E kemi Raportin e Misionit vlerësues, i cili, siç e mbani mend, është nga viti i kaluar. përmban 40 rekomandime. Dhe ka akoma dokumente të tjera. Nga procesi i skriningut, Raporti për përparimin, do të thotë ka pasuri prej materialeve të kapshme të cialt tregojnë se si të shkohet përpara. Me padurim presim të bisedojmë për këët në hollësi", thekson Gir.

Shton se do të duhet të bisedojë me Qeverinë për atë që do të thotë paralajmërimi për shpërndarje të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve.

"Kuptohet, ekziston tundimi për t'iu afruar me atë që unë e quaj 'nihilizëm juridik', me fjalë të matura të shlyeni gjithçka dhe të filloni prej fillimit. Dhe kjo është atraktive dhe ndoshta sipërfaqësisht duket atraktive. Por, përvojat tregojnë se kjo nuk është mënyra më efektive. Për Këshillin gjyqësor, është e qartë se çka duhet të bëhet. I kemi rekomandimet. Prandaj, këshilla jonë është të vazhdohet, të ketë diskutime, të bisedohet me të gjitha palët e prekura së bashku. Të sendërtohet ajo që tashmë është arritur", thotë Gir.

Përkujton se Këshilli gjyqësor tashmë ka miratuar plan aksioni për zbatimin e 17 rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues, të cilat janë pjesë e kompetencave të tyre.

Dje kryeministri Hristian Mickoski, duke e komentuar qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së të transmetuar përmes përfaqësuesve të tyre në vend, u bëri thirrje të ofrojnë zgjidhje.

"Disi u bë praktikë ambasadorët të përzihen në punët e brendshme në shtet. Në rregull, edhe por të jetë ashtu, 600.000 qytetarë votuan për këtë koalicion. Dukshëm, kjo për ta nuk do të thotë asgjë edhe për politikat e kësaj Qeverie. Njëkohësisht ata thonë se është katastrofike gjendja me sundimin e së drejtës, por raportet e tyre thonë se po lulëzon krimi dhe korrupsioni, besimi në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillin e prokurorëve publik është dy-tre prë qind tek qytetarët", tha Mickoski në deklaratën për mediumet.

Dje ede presidentja e vendit, Gordana Jankullovska-Davkova gjatë pjesëmarrjes në televizionin Kanal 5 tha se këto dy trupa "për momentin sikur nuk ekzistojnë" dhe nevojiten ndryshime serioze ligjore.

"Kritikat janë serioze. Dy-tre për qind imazh do të thotë sikur nuk ekzistoni. Po të ishin të virtytshëm, po të ishin etik, do të jepnin dorëheqje pas atyre skandaleve që ndodhën. Vërejtjet e mia janë se, edhe në Komisionin e Venecies kemi biseduar, nëse një apo dy trupa, por një është më me rëndësi, nuk duhet ata të merren vetëm me zgjedhje dhe shkarkim të gjykatësve dje prokurorëve publik, por duhet të jepen supozime për gjyqësi të pavarur. Si do të krijojnë nëse nuk punojnë", deklaroi Siljanovska Davkova në kanal 5. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR