Zëvendësguvernatorët e sapozgjedhur të Bankës popullore e dhanë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Gashi
- Zëvendësguvernatorët e Bankës popullore, Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski, sot e dhanë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me çka zyrtarisht e morën funksionin.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:53, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Zëvendësguvernatorët e Bankës popullore, Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski, sot e dhanë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me çka zyrtarisht e morën funksionin.
Kuvendi dje i zgjodhi Mitreskën dhe Veliçkovskin zëvendësguvernatorë të Bankës popullore me mandat prej shtatë viteve, sipas propozimit të guvernatorit Trajko Sllaveski.

Ana mitreska është rizgjedhur në mandatin e dytë të funksionit zëvendësguvernator pasi që për herë të parë u emërua në tetor 2018. Ajo është magjistre e ekonomisë monetare dhe ka mbi 25 vite përvojë pune në Bankën popullore. Gjatë karrierës së vet Mitreska ka dhënë kontribut të veçantë në fushën e analizave makroekonomike, projektimet afatmesme dhe veprimtarinë hulumtuese, ndërsa në mënyrë aktive ka marrë pjesë edhe në komunikimin me institucionet ndërkombëtare financiare për rejting kreditor. Ajo është autore e disa punimeve shkencore dhe hulumtuese nga fusha e politikës monetare dhe fiskale.

Zëvendësguvernator është zgjedhur edhe Igor Veliçkovski, profesionist shumëvjeçar i dalluar në fushën e sistemeve pagesore dhe tregjeve financiare. Ai është doktor i ekonomisë monetare në Universitetin në Stafordshir, në Mbretërinë e Bashkuar, dhe mbi 30 vite është pjeës e Bankës popullore. Para zgjedhjes si zëvendësguvernator, Veliçkovski e ka kryer funksionin e drejtorit të Sektorit për operacione në tregjet financiare dhe sistemt pagesore, ku ka qenë i përfshirë në reforma kyçe për modernizimin e infrastrukturës pagesore, si dhe në procesin e inkuadrimit të vendit drejt Rajonit të vetëm evropian për pagesa - SEPA në vitin 2025.

Me dhënien e betimin solemn, Mitreska dhe Veliçkovski edhe formalisht i morën detyrat e veta në ekipin udhëheqës të Bankës popullore. ab/
foto: МIА