• e premte, 16 gusht 2024

Bajden: Kamala Haris do të jetë një presidente e mirë

Bajden: Kamala Haris do të jetë një presidente e mirë

Uashington, 16 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentja dhe kandidate presidenciale Kamala Haris mbrëmë për herë të parë u paraqitën në një tubim politik në Merilend.

Në tubim u theksua marrëveshja e re e administratës së Bajdenit për uljen e shpenzimeve për 10 barna me recetë për miliona amerikanë.

"Kamala Haris është një partnere e pabesueshme në progresin që e arritëm. Ajo do të jetë një presidente e mirë", theksoi Bajden gjatë tubimit.

Derisa Haris theksoi se "pak liderë në vendin tonë kanë bërë më shumë se Xho Bajden për aq shumë çështje, duke përfshirë edhe zgjerimin e qasjes në mbrojtjen shëndetësore".

Sipas sondazheve të fundit, Haris kryeson para kandidatit presidencial republikan Donald Tramp në Arizonë, Miçigen, Pensilvani dhe Viskonsin. sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR