• e shtunë, 17 gusht 2024

Njëzet ushtarë humbën jetën në sulmin vetëvrasës në Jemen

Njëzet ushtarë humbën jetën në sulmin vetëvrasës në Jemen

Sana, 16 gusht 2024 (MIA) - Një kamikaz sot aktivizoi një mjet shpërthyes në një pikë kontrolli në Jemen duke lënë të vrarë 12 ushtarë, kumtuan autoritetet lokale.

Sulmi ndodhi në pikën e kontrollit në provincën jugore Abixhan. 

"Sulmuesi parkoi makinën me material shpërthyes pranë një objekti të forcave të sigurisë në lagjen Mudia", deklaroi zëdhënësi i Këshillit kalimtar të Jemenit jugor, Mohamed al Nakib.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, por ekstremistët e lidhur me Al- Kaedën në Gadishullin Arabik kanë shtuar sulmet ndaj objekteve ushtarake në Jemen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR