• e enjte, 02 prill 2026

Çellsi raportoi humbjen më të madhe financiare në një sezon në historinë e futbollit anglez

Çellsi raportoi humbjen më të madhe financiare në një sezon në historinë e futbollit anglez

Londër, 1 prill 2026 (MIA) - Klubi londinez, Çellsi, ka raportuar humbje prej 262,4 milionë stërlinash për sezonin 2024/25, që është humbja më e madhe financiare në një vit të vetëm në historinë e futbollit anglez.

Humbja më e madhe e mëparshme në një sezon të vetëm në vlerë prej 194,9 milionë stërlinash e kishte Mançester Siti në sezonin 2010/11.

Humbjet e Çellsit nuk u ndihmuan nga një rritje e të ardhurave, në 490,9 milionë sërlina, falë fitimit të Ligës së Konferencës dhe përfundimit në vendin e katërt në Premier Ligë, që siguroi vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

"Shpenzimet operative u rritën kryesisht për shkak të kthimit në garat evropiane, gjë që rriti ndjeshëm shpenzimet e ndeshjeve", njoftoi Çellsi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR