• e premte, 03 prill 2026

Tuhel për humbjen e Anglisë nga Japonia: Na duhen ndeshje të tilla

Tuhel për humbjen e Anglisë nga Japonia: Na duhen ndeshje të tilla

Londër, 2 prill 2026 (MIA) - Menaxheri i Anglisë, Tomas Tuhel e komentoi humbjen e Anglisë (0:1) në ndeshjen miqësore kundër Japonisë.

"Sigurisht, është dëshpëruese. Humbja është çdoherë dëshpëruese, posaçërisht në shtëpi. Mendoj se nuk u dënuam për asgjë të rëndësishme, përveç se për një kundërsulm në pjesën e parë. Megjithatë, na duhen ndeshje të tilla. Ata janë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të llogarisnim në numër të madh të lojtarëve, prej këtu duhej përsëri të provonimin taktikë të re. Eksperimentuam dhe duhet të punojmë në gabimet tona", deklaroi Tuhel për mediumet britanike.

Në Kampionatin botëror në vitin 2026, Anglia në grup do të përballet kundër Kroacisë, Ganës dhe Panamasë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR