Të njohur të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin botëror në futboll 2026
- Me përfundimin e ndeshjeve finale në balotazh, tani janë të njohur të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin botëror në futboll 2026. Iraku u bë pjesëmarrësi i fundit i Botërorit, pasi herët në mëngjes në Monterej (Meksikë) e ka mundur Bolivinë me rezultatin 2:1.
- Post By Besnik Shuki
- 09:38, 1 prill, 2026
Monterej, 1 prill 2026 (MIA) - Me përfundimin e ndeshjeve finale në balotazh, tani janë të njohur të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin botëror në futboll 2026. Iraku u bë pjesëmarrësi i fundit i Botërorit, pasi herët në mëngjes në Monterej (Meksikë) e ka mundur Bolivinë me rezultatin 2:1.
Mbrëmë përmes balotazheve evropiane, në Botëror u kualifikuan Bosnja e Hercegovina pas fitores ndaj Italisë përmes penaltive (4:1), Turqia pas fitores ndaj Kosovës (1:0), Çekia e mundi Danimarkën (në penalti 3:1) dhe Suedia ishte më e suksesshme se Polonia 3:2.
Në Kampionatin botëror marrin pjesë 48 ekipe të ndara në 12 grupe.
A: Meksika, Afrika e Jugut, Korea, Çekia;
B: Kanada, Bosnjë e Hercegovina, Katari, Zvicra;
C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia;
D: SHBA, Paraguai, Australia, Turqia;
E: Gjermania, Kurasao, Bregu i Fildishtë, Ekuadori;
F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunisia;
G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re;
H: Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai;
I: Franca, Senegali, Iraku, Norvegjia;
J: Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania;
K: Portugalia, Republika Demokratike e Kongos, Uzbekistani, Kolumbia;
L: Anglia, Kroacia, Gana, Panama.
Kampionati botëror do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri 19 korrik 2026. bsh/
Foto: EPA