Lojtarët e ekipit kombëtar të Kosovës shpërblehen me 500.000 euro para duelit me Turqinë
- Kombëtarja e futbollit të Kosovës mori sot një shpërblim prej 500.000 euro nga Qeveria e Kosovës për kualifikimin në finalen e plejofit të Kupës së Botës 2026.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:34, 30 mars, 2026
Prishtinë, 30 mars 2026 (MIA) - Kombëtarja e futbollit të Kosovës mori sot një shpërblim prej 500.000 euro nga Qeveria e Kosovës për kualifikimin në finalen e plejofit të Kupës së Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës u plasua në barazhin final, pasi të enjten në gjysmëfinale e mposhti Sllovakinë me 4:3në Bratislavë.
Futbollistët e Kosovës nesër në Prishtinë do të luajnë kundër Turqisë, dhe fituesi do të kualifikohet për Kupën e Botës, e cila do të mbahet këtë verë në ShBA, Meksikë dhe Kanada.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka premtuar ekipit kombëtar një bonus shtesë prej një milion euro nëse ata e mposhtin Turqinë dhe sigurojnë një vend në Kupën e Botës.
Ndeshja do të luhet nesër në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokri", kapaciteti i të cilit me 14.000 vende u shit shpejt.
Foto: EPA