Infantino: FIFA do të sigurojë kushtet më të mira të mundshme për Iranin në KB
- Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, deklaroi se organizata nuk ka plane rezervë për pjesëmarrjen e përfaqësueses iraniane në Kupën botërore në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
- Post By Ramize Qamili
- 09:13, 31 mars, 2026
Cyrih, 31 mars 2026 (MIA) - Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, deklaroi se organizata nuk ka plane rezervë për pjesëmarrjen e përfaqësueses iraniane në Kupën botërore në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
"Jetojmë në botën reale dhe e kuptojmë sa e vështirë është situata për përfaqësuesen iraniane, por punojmë dhe do të sigurohemi që ata të luajnë ndeshjet e tyre në Kupën botërore në kushtet më të mira të mundshme. Nuk ka plan B, C ose D - vetëm plan A. Jetojmë në një kontekst kompleks gjeopolitik dhe nuk mund t'i zgjidhim këto probleme, por kemi aftësinë të bashkohemi dhe të krijojmë kushtet që bota të bashkohet në një atmosferë paqeje dhe festimi", deklaroi Infantino.
Më parë, shefi i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taxh, publikoi se ishte në bisedime me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e Kupës botërore nga SHBA-ja në Meksikë. Federata iu drejtua FIFA-s pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se e konsideronte praninë e iranianëve në turne të papërshtatshme për sigurinë e tyre.
Sipas orarit të turneut, Irani duhet të luajë kundër Zelandës së Re (16 qershor) dhe Belgjikës (21 qershor) në Inglvud, pas çka do të luajë një ndeshje në Sietll kundër Egjiptit (27 qershor).
Më 28 shkurt, SHBA-ja dhe Izraeli filluan të sulmonin objektiva në Iran përfshirë dhe Teheranin.
Foto: EPA