• e mërkurë, 01 prill 2026

UEFA nuk do të rrisë çmimin e biletave për Euro 2028

UEFA nuk do të rrisë çmimin e biletave për Euro 2028

 Nion, 30 mars 2026 (MIA)  - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) nuk planifikon t'i rrisë çmime e biletave për Kampionatin Evropian 2028, raportoi sot "Atletik".

 Sipas të njëjtit burim, çmimet e biletave në kategoritë më të pranueshme do të mbeten në të njëjtin nivel si për Kampionatin Evropian 2024.

 Biletat për sektorët "Fans first“ и „Category 3" do të kushtojnë 30 dhe 60 euro, të njëjtat çmime me ato të Kampionatit Evropian dy vjet më parë në Gjermani.

 Kampionati i ardhshëm Evropian do të mbahet nga 9 qershori deri më 9 korrik të vitit 2028, në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë.

 Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR