Klop hodhi poshtë pohimet për të marrë drejtimin e Realit
- Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, i quajti të pakuptimta aludimet se ai do të ulet këtë verë në stol të Real Madridit, por shtoi se në të ardhmen mund të kthehet në punën e trajnerit në një klub tjetër.
- Post By Ramize Qamili
- 16:14, 24 mars, 2026
Londër, 24 mars 2026 (MIA) - Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, i quajti të pakuptimta aludimet se ai do të ulet këtë verë në stol të Real Madridit, por shtoi se në të ardhmen mund të kthehet në punën e trajnerit në një klub tjetër.
Media të shumta gjatë ditëve të fundit spekuluan se trajneri gjerman 58-vjeçar mund të zëvendësonte Alvaro Arbeloa në stolin e Real Madridit këtë verë.
“Nëse do të kishte kontaktuar Real Madridin, deri tani do të kishit dëgjuar për këtë. Por, kjo është e pakuptimtë. Nuk kanë kontaktuar asnjëherë. Agjenti im është këtu, mund ta pyesni. As atë nuk e kanë kontaktuar”, deklaroi Klop për mediat gjermane.
Klop është pa angazhim që nga fundi i sezonit 2023/2024, kur u largua nga Liverpuli dhe në këtë moment është drejtues për futboll global në kompaninë Red Bull.
“Kam përparuar shumë në jetë për moshën time, por nuk jam plotësisht i konsumuar si trajner. Akoma nuk jam për pension", tha Klop, i cili me Liverpulin fitoi kampionatin anglez dhe Ligën e Kampionëve.
“Atë që e di me 100 për qind siguri është se kurrë nuk do të trajnoj një klub tjetër në Angli përveç Liverpulit. Kjo nuk është e mundur", tha Klop. rq/
Foto: EPA