• e martë, 24 mars 2026

Osimen u operua me sukses

Osimen u operua me sukses

Stamboll, 23 mars 2026 (MIA) - Sulmuesi i Gallatasarajit, Viktor Osimen, sot është operuar me sukses, njoftoi pres shërbimi i klubit turk në rrjetet sociale.

Nigeriani u lëndua në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Ligës së kampionëve kundër Liverpullit (0:4) gjatë një dueli me mbrojtësin e Liverpullit, Ibrahima Konate. Ai e theu dorën e djathtë.

Paraprakisht u publikua se pas ndeshjes, Konate ka filluar të marrë fyerje raciste në rrjetet sociale nga tifozët e klubit turk.

Në ndeshjen e njëjtë u lëndua edhe sulmuesi i krahut të Gallatasarajit, Noa Lang. Ai u operua me sukses pasi në mënyrë bizare e lëndoi gishtin e madh të dorës pas rënies dhe kontaktit me një bilbord reklamuese. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR