• e enjte, 26 mars 2026

Mbape: Informata se Reali më ka trajtuar gjurin e gabuar është e pasaktë

Mbape: Informata se Reali më ka trajtuar gjurin e gabuar është e pasaktë

Madrid, 26 mars 2026 (MIA) - Futbollisti i Real Madridit, Kilian Mbape i mohoi raportimet se personeli mjekësor i klubit gabimisht e ka trajtuar gjurin e shëndoshë. Një gazetar nga gazeta franceze "RMC Sport", para dy ditëve kumtoi se në dhjetor të vitit 2025, Real Madridi nuk arriti të zbulojë një këputje të pjesërishme të ligamenteve në gjurin e majtë të lojtarit, sepse në vend të tij e skanuan gjurin e tij të djathtë, të shëndoshë.

Mbape luajti tre ndeshje për ekipin para se përfundimisht t'i diagnostikohej lëndimi. Më 31 dhjetor, Real Madridi dha raport mjekësor me të cilin konfirmohej lëndimi, ndërsa përditësimi pasoi në mars 2026 pasi që lojtari udhëtoi në Paris për kontrolle të tjera, që shkaktoi mungesën e tij për më shumë se tre javë.

"Informata se Reali e ka kontrolluar gjurin e gabuar është e pasaktë. Ndoshta unë mbaj një lloj përgjegjësie indirekte për këtë situatë, sepse kur nuk e ndani lëndimin tuaj dhe gjithçka që ndodhë, kjo lë hapësirë për interpretim dhe të gjithë shpejtojnë t'i mbushin zbrazëtirat. Tani, lidhur me Real Madridin, çdoherë patëm komuniki  mjaft të qartë - pa dallim nëse kur e fillova rehabilitimin në Madrid apo kur isha në Paris, ku isha i shoqëruar nga mjeku, fizioterapisti dhe trajneri i fitnesit të klubit. Punuam në Paris, kështu që nuk ka probleme me atë. Ndodhemi në një çast të rëndësishëm të sezonit. Ekipi luajti mirë pa mua. Kur u lëndova, nuk isha i kapshëm dhe njerëzit mendonin se jam zgjidhja e vetme, por ky nuk është rasti. Ekipi është i rëndësishëm. Asnjëherë nuk kam qenë dikush - as si individ as si lojtar, i cili ngecë në keqardhje. Jam i fokusuar në të tanishmen dhe të ardhmen e afërt. Ndjehem mirë, kjo pjesërisht është falë ekipit tim, i cili u kujdes mirë për gatishmërinë time fizike. jam shumë i lumtur të luaj kundër Brazilit", e citoi ESPN 27 francezin 27-vjeçar.

Ndeshja miqësore Brazil - Francë do të luhet në SHBA sonte me fillim prej orës 21. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR