PSZH-ja mendon ta angazhojë mesfushorin e Real Madridit, Kamavinga
- Pari sen Zhermeni është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Kamavinga.
- Post By Besnik Shuki
- 13:34, 2 prill, 2026
Madrid, 2 prill 2026 (MIA) - Pari sen Zhermeni është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Kamavinga.
Sipas "The Touchline", parisienët mendojnë ta angazhojnë mesfushorin në fund të sezonit.
Paraprakisht u publikua se Arsenali është i interesuar për francezin 23-vjeçar.
Këtë sezon, Kamavinga ka 33 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe një asistim. Kontrata e tij me madrilenët vlen deri në qershor të vitit 2029.
Vlera e tij në "Transfermarket" është 50 milionë euro. bsh/
Foto: EPA