Isak u kthye në stërvitjet e Liverpullit
- Menaxheri i Liverpullit, Arne Slot publikoi se sulmuesi Aleksandar Isak është kthyer në stërvitje.
- Post By Besnik Shuki
- 12:45, 2 prill, 2026
Liverpull, 2 prill 2026 (MIA) - Menaxheri i Liverpullit, Arne Slot publikoi se sulmuesi Aleksandar Isak është kthyer në stërvitje.
Suedezi 26-vjeçar u rikuperua nga lëndimet në kyçin e këmbës. Sulmuesi u lëndua në dhjetor të vitit vitit të kaluar në ndeshjen kundër Totenhemit.
"Kthimi në ekip, i cili zakonisht krijon shumë gjasa, do të jetë shumë i dobishëm për ne. Aleks është në disponim shumë të mirë, pasi Suedia u kualifikua në Kampionatin botëror. Sot do të jetë stërvitja e tij e parë me grupin", informoi Slot përmes ueb faqes së klubit.
Isak shënoi tre gola dhe ka pasur një asistim në 16 ndeshje në sezonin 2025/26. bsh/
Foto: EPA