• e enjte, 15 gusht 2024

Zelenski: Ushtria po përparon në rajonin Kursk, por fronti lindor nuk është harruar

Zelenski: Ushtria po përparon në rajonin Kursk, por fronti lindor nuk është harruar

Kiev, 14 gusht 2024 (MIA) – Ukraina kumtoi se ushtria ka arritur në qytetin Suxha, ndërsa televizioni shtetëror ukrainas sot në mëngjes ka transmetuar pamjet që tregojnë ushtarët ukrainas duke rrëzuar një flamur rus nga një ndërtesë.

Por komandanti rus, gjeneralmajor Apti Alaudinov, tha se ushtria ukrainase nuk ka kontroll të plotë mbi Suxhën.

"Armiku është rreth qytetit dhe në disa pjesë të tij. Betejat zhvillohen çdo ditë. Ukraina nuk e kontrollon plotësisht Suxhën", vuri në dukje Alaudinov.

Ndërkohë, ushtria ukrainase kutmoi se rrëzoi një bombardues rus Su-34 mbi rajonin e Kurskut.

Më parë, presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se ushtria po përparon në rajonin Kursk, ku janë kapur më shumë se njëqind ushtarë rusë, por se as fronti lindor nuk është harruar.

E urdhërova komandantin e përgjithshëm që të forcojë atë pjesë të frontit, duke përdorur pajisjet dhe furnizimet e ofruara aktualisht nga partnerët tanë", theksoi Zelenski.

Mediat perëndimore, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara të sigurisë, publikuan se Ukraina ka kryer sulmin më të madh me dron deri më tani, ku janë goditur katër aeroporte ushtarake ruse. ls/ 

Foto: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR