Zelenski: Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 300 dronë dhe 20 raketa në tre ditët e para të vitit 2025
- Rusia ka kryer mbi 300 sulme me dronë dhe ka lëshuar rreth 20 raketa, përfshirë ato balistike, ndaj Ukrainës në tre ditët e para të vitit 2025, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në kanalin e tij në "Telegram", transmeton Ukrinform.
- Post By Sara Ademi
- 10:20, 4 janar, 2025
Kiev, 4 janar 2025 (MIA) - Rusia ka kryer mbi 300 sulme me dronë dhe ka lëshuar rreth 20 raketa, përfshirë ato balistike, ndaj Ukrainës në tre ditët e para të vitit 2025, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në kanalin e tij në "Telegram", transmeton Ukrinform.
“Forcat tona kanë mundur të rrëzojnë ose neutralizojnë me mjete për luftë elektronike një numër të konsiderueshëm të këtyre sulmeve. Por fatkeqësisht pati objektiva të goditur, të plagosur dhe të vrarë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e viktimave. Përveç kësaj, ka sulme të përditshme me bomba ajrore të drejtuara nga Rusia”, tha Zelenski.
Ai shtoi se "ky terror rus, i cili nuk po humb intensitetin, kërkon që ne dhe partnerët tanë të përshpejtojmë zhvillimin e mbrojtjes ajrore, nga sistemet "Patriot" tek ekipet mobile të zjarrfikësve".
Zelenski falënderoi të gjithë partnerët për mbështetjen e tyre dhe theksoi se nevojitet furnizim i vazhdueshëm i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe rritje të kapaciteteve të ekipeve mobile. sa/
foto: arkivi