• e martë, 07 janar 2025

Kongresi amerikan do të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do t'i hapë rrugën Trampit

Kongresi amerikan do të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do t'i hapë rrugën Trampit

Uashington, 6 janar 2025 (MIA) - Kongresi amerikan sot në Uashington do të mblidhet për të konfirmuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, që është hapi i fundit në procedurë para se Donald Trampi të marrë detyrën në fund të këtij muaji.

Katër vjet më parë, mbështetësit e Trampit sulmuan Kapitoll Hillin, duke u përpjekur të parandalojnë konfirmimin e fitores së demokratit Xho Bajden në zgjedhjet e vitit 2020. Këtë vit, pas fitores së pakontestueshme të Trampit në zgjedhjet e nëntorit, seanca pritet të kalojë në mënyrë të qetë, shkruan DPA.

Demokratja Kamala Haris e cila humbi zgjedhjet nga Trampi, do të shpallë rezultatin përfundimtar në fund të mandatit të saj si zëvendëspresidente. Si kryesuese e Senatit, Harisi do ta drejtojë seancën e përbashkët të të dy Dhomave të Kongresit.

Tramp fitoi 312 vota elektorale, ndërsa Harisi siguroi 226. Në mbledhje do të lexohen dhe numërohen rezultatet e njëpasnjëshme të shteteve federale.

Megjithëse anëtarët e Kongresit teorikisht mund të paraqesin ankesa mbi rezultatet, kjo nuk pritet këtë këtë vit. Inaugurimi i Trampit është caktuar për më 20 janar.

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR