• e martë, 07 janar 2025

UNRVA: Shtatë foshnja vdiqën në Gazë nga ftohti sepse nuk kishin strehim

UNRVA: Shtatë foshnja vdiqën në Gazë nga ftohti sepse nuk kishin strehim

Gazë, 6 janar 2025 (MIA) - Së paku shtatë foshnja kanë vdekur nga moti i ftohtë për shkak se nuk kishin strehë në Gazë, kumtoi Agjencia për ndihmë të refugjatëve palestinezë pranë OKB-së (UNRVA).

Sipas publikimit të UNRVA-së në platformën Iks, deri në 7700 të porsalindur në zonën e konfliktit jetojnë në kushte joadekuate, si pasojë e përleshjeve mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, transmeton sot DPA.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA në dhjetor publikoi se katër foshnja kanë vdekur nga hipotermia.

Më shumë se 15 muaj luftime kanë lënë qindra mijëra palestinezë të pastrehë. Të zhvendosurit jetojnë në tenda që nuk ofrojnë mbrojtje adekuate nga i ftohti dhe shiu, me temperatura që bien nën 10 gradë Celsius.

Autoriteti izraelit për çështjet palestineze (COGAT) njoftoi në Iks se bashkëpunon me organizata ndërkombëtare humanitare si Rahma Worldwide për të siguruar tenda, batanije, veshje të ngrohta dhe produkte higjienike për banorët. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR