Lideri i ekstremit të djathtë austriak Herbert Kikl mori mandat për të formuar qeveri
- Presidenti austriak Aleksandër Van der Belen i dha sot liderit të Partisë së Lirisë së Austrisë, Herbert Kikl, mandatin për të formuar qeverinë, e cila do të jetë qeveria e parë në vend e udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
- Post By Sara Ademi
- 15:08, 6 janar, 2025
Vjenë, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti austriak Aleksandër Van der Belen i dha sot liderit të Partisë së Lirisë së Austrisë, Herbert Kikl, mandatin për të formuar qeverinë, e cila do të jetë qeveria e parë në vend e udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Partia e Kikl zuri vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, me 28.8 përqind të votave, pas Partisë Popullore Konservatore Austriake të kancelarit në largim Karl Nehamer.
Në tetor, Van der Belen i dha Nehamerit një mandat për të formuar një qeveri pasi partia e tij njoftoi se nuk do të hynte në një qeveri me Partinë e Lirisë, të udhëhequr nga Kikl dhe partitë e tjera përjashtuan bashkëpunimin me të djathtën ekstreme.
Përpjekjet për të formuar një koalicion qeveritar pa të djathtën ekstreme dështuan në ditët e para të vitit 2025, pas së cilës Nehamer njoftoi dorëheqjen pardje. Partia e Nehamer-it më pas tregoi se mund të ishte e hapur për bashkëpunim me Kikl.
Pas takimit të sotëm me Kikl, i cili zgjati rreth një orë, Van der Belen tha se kishte udhëzuar kreun e Partisë së Lirisë që të bisedonte me Partinë Popullore Austriake për të formuar një qeveri të re. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s