• e martë, 07 janar 2025

Mijëra njerëz pa rrymë dhe ujë në Irlandë për shkak të motit ekstrem

Mijëra njerëz pa rrymë dhe ujë në Irlandë për shkak të motit ekstrem

Dublin, 6 janar 2025 (MIA) – Dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese në Irlandë janë pa rrymë dhe ujë për shkak të të ftohtit ekstrem që ka përfshirë mbarë vendin, njofton DPA.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar mbylljen e shkollave, kufizime në transportin publik dhe anulimin e shërbimeve shëndetësore.

Elektrodistribucioni irlandez (ESB), informoi se 41,000 përdorues janë pa energji elektrike dhe mund të duhen ditë për të rivendosur plotësisht furnizimet. Shërbimi i ujit bën të ditur se afërsisht një numër i njëjtë njerëzish nuk kanë ujë për shkak të reshjeve të dendura të borës në jugperëndim të vendit.

Meteorologët parashikojnë netë edhe më të ftohta me temperatura deri në -8 gradë celsius, ndërsa meteo- alarmi për temperatura të ulëta është në fuqi deri të enjten.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR