• e martë, 07 janar 2025

Hamasi i gatshëm për lirimin e pengjeve si pjesë e marrëveshjes

Hamasi i gatshëm për lirimin e pengjeve si pjesë e marrëveshjes

Gazë, 6 janar 2025 (MIA) – Hamasi shprehu gatishmëri të lirojë 34 pengje të cilët i mban në Rripin e Gazës, si “hap i parë” nga marrëveshja për armëpushim me Izraelin. Megjithatë, autoritetet izraelite deklaruan se ende nuk kanë marrë listë nga lëvizja islamike palestineze. 

Përfaqësuesi i Hamasit deklaroi se grupi prej 34 pengjeve përfshin “gra, njerëz të sëmurë, fëmijë dhe të moshuar” mes pengjeve izraelite. Ai shtoi se Hamasit do t’i nevojitet një javë që të vendosin kontakt me të gjithë kidnapuesit dhe të vërtetojnë cilët nga pengjet janë gjallë. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përmes zyrës së tij njoftoi se, në kundërshtim me akuzat, Hamasi ende nuk ka dorëzuar listë me pengje. 

Bisedimet indirekte mes ty dyja palëve vazhduan gjatë fundjavës në Doha, të Katarit, i cili ndërmjetëson bashkë me Egjiptin dhe SHBA-në për arritjen e marrëveshjes për armëpushim dhe lirim të pengjeve. 

Në ndërkohë, sulmet izraelite në Rripin e Gazës dje vranë të paktën 23 persona, ndërsa ushtria izraelite vrau një adoleshent palestinez gjatë operacionit në Bregun Perëndimor të okupuar. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR