• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zaharova në brifing drejtpërdrejtë mori instruksion të mos e komentojë sulmin raketor ndaj Dnjeprit

Zaharova në brifing drejtpërdrejtë mori instruksion të mos e komentojë sulmin raketor ndaj Dnjeprit

Moskë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, derisa ka mbajtur brifing, të emetuar në platformën "JuTjub", ka marrë instruksione që të mos e komentojë sulmin eventual me raketë balistike interkontinentale ndaj Dnjeprit në Ukrainë.

Armata ukrainase kumtoi se Rusia ka gjuajtur raketë balistike interkontinentale ndaj Dnjeprit.

Derisa Zaharova ka folur, i ra zilja e celularit dhe një bashkëbisedues anonim i tha: "Lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj fabrikës 'Juzhmash', për çka Perëndimi filloi të flasë, mos komentoni asgjë".

Zaharova vetëm i falënderua dhe vazhdoi me brifingun, duke shtuar se Rusia është e gatshme ta shqyrtojë çdo "iniciativë reale" për paqe në Ukrainë, me këtë rast duke i marrë parasysh interesat e saj dhe situatën në terren. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR