• e enjte, 15 gusht 2024

“VLEN”: BDI dhe satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre!

“VLEN”: BDI dhe satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre!

Shkup, 7 gusht 2024

Në një shoqëri të përparuar dhe të drejtë, mbrojtja e interesave publike dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet absolut. Megjithatë, në realitetin tonë, falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit hynë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep.

Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje?

Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbëza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore.

Të dashur qytetarë

BDI-ja vepron si një organizatë kriminale, e cila, për të mbrojtur ish-funksionarët e saj të korruptuar, mendon në mënyrë destruktive.

Ne kemi kohë që pohojmë se ideja e tyre është t’i bëjnë shqiptarët pengje në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë gjyqësore për plaçkitjen që i kanë bërë popullit gjatë 22 viteve të regjimit të tyre. Prandaj, për sa kohë që nuk reformohen në mënyrë programore dhe kadrovike, ata nuk do të mund të jenë një konkurrencë reale politike.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo udhëheqje e kriminalizuar e BDI-së t'i nënvlerësojë ata. Ata e dinë se Ahmeti, Grubi, Osmani, Merko, Bekteshi dhe kompania e tyre nuk kanë aspak interes për Marrëveshjen e Ohrit, por kujdesen vetëm për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme.

Koalicioni VLEN është për tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe do të punojmë për një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, ku askush nuk është mbi ligjin. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR