• e enjte, 15 gusht 2024

Mickoski: Ka indikacione për tentim për destabilizim të harmonisë ndëretnike nga ana e ish funksionarëve të lartë

Mickoski: Ka indikacione për tentim për destabilizim të harmonisë ndëretnike nga ana e ish funksionarëve të lartë

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se kanë të dhëna për njerëz që kanë në dispozicion shuma milionëshe dhe se disa prej tyre kanë qenë funksionarë të lartë të qeverive të mëparshme të cilët kanë tentuar të mobilizojnë njerëz në terren me qëllim për të prishur harmoninë ndëretnike në vend dhe theksoi se herët a vonë autorët e këtyre provokimeve do të mbajnë përgjegjësi.

"Kemi indikacione për elemente që dosponojnë shuma të mëdha milionëshe, disa prej tyre janë zyrtarë të lartë në ish qeveritë dhe që tentojnë të mobilizojnë njerëz në terren, kryesisht për të manipuluar dhe ajo që më shqetëson është se ata janë duke u përpjekur për të provokuar konflikt etnik, pra për të destabilizuar harmoninë ndëretnike në Maqedoni. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë sepse ata e kuptojnë se përndryshe nuk mund të mobilizojnë njerëzit dhe tani mënyra e vetme është të provokojnë këtë lloj konflikti. Ne nuk do ta lejojmë këtë. I bëj thirrje edhe opinionit dhe mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga çdo provokim, t'i injorojnë", deklaroi sot Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me pretendimet se ka njerëz që punojnë për destabilizimin e shtetit.

Ai sot pas vizitës në Drejtorinë e doganave ka theksuar se herët a vonë autorët e këtij lloj provokimi do të mbajnë përgjegjësi dhe dërgoi apel drejt opinionit për durim.

Sa i përket përgjegjësisë për ish funksionarët për të cilët ka indikacione për mënyrën se si kanë punuar, ai theksoi se pret që deri në mes të shtatorit të përfundojë tranzicioni i plotë brenda institucioneve, në nivelin për të cilin është përgjegjës Qeveria.

Mickoski madje theksoi se kanë indikacione serioze për veprimtari të paligjshme në shumë institucione, por preferojnë të sigurojnë prova serioze.

"Nuk duam të lëmë hapësirë për asnjë interpretim se është përndjekje politike ndaj dikujt. Nuk duam të bëjmë hap përpara, hap prapa dhe më pas në opinion do të ketë mendim se kanë bërë marrëveshje dhe këto janë njësoj si ato të mëparshëm, e arrestuan, bënë spektakël dhe më pas për tre ditë e liruan. Jo, nuk duam kështu. Ja në kohën e qeverisë teknike, keni parë se si është dokumentuar një rast ku dyshohej dhe ndalohej një gjyqtar suprem, pra gjyqtar që është pjesë e Gjykatës supreme dhe një kryetar i Këshillit të prokurorëve publik. Këtu kemi pranim të fajësisë, marrëveshje që do të thotë se aksioni është mbështetur me prova. Ne nuk duam të bëjmë spektakle apo teatro siç bënte qeveria e kaluar", ka thënë Mickoski.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR