Frekuencë e shtuar e automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend
- Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje në vend, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare,nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.
Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje në vend, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare,nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/
Foto: MIA arkiv