• e martë, 24 dhjetor 2024

Në komunën e Butelit do të ndërtohet një poliklinikë e re

Në komunën e Butelit do të ndërtohet një poliklinikë e re

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në gjysmën e parë të vitit 2025 do të fillojë ndërtimi i poliklinikës së re në komunën e Butelit. Ajo do të zërë një sipërfaqe bruto prej rreth 3000 metra katrorë, do të ndërtohet në dy kate dhe do të ketë një parking nëntokësor. Sa i përket pamjes së jashtme, do të sigurohet hapësira shtesë për parkim, si dhe rregullim parter dhe hortikulturor. Vula për poliklinikën e re është planifikuar në vendin e klinikës së vjetër.

Për kërë pasdite në rrjetin social “Facebook” informoi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Siç theksohet, bartës i projektit do të jetë vetëqeverisja lokale, ndërsa do të marrë pjesë edhe Ministria e Shëndetësisë.

Kostovski sot kishte takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, ku u bisedua për hapat e ardhshëm.

 

" Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi formuar një grup pune që do të përkushtohet sa më shumë për të përfunduar sa më shpejt dokumentacionin e projektit për poliklinikën e re. Procesi fillon me planifikimin dhe projektimin e kujdesshëm të klinikës së re. Qendrat shëndetësore duhet të përmbushin standardet strikte rregullatore dhe të sigurisë. Ndërtimi i një poliklinike është një proces kompleks dhe i shumëanshëm, i cili kërkon planifikim të kujdesshëm, koordinim dhe respektim të rregulloreve të kujdesit shëndetësor", shkruan në publikimin e kryetarit të komunës.

Qytetarëve të komunës së Butelit, siç shtohet, do t'u mundësohet një gamë e gjerë shërbimesh shëndetësore, që do të thotë se nuk do të duhet të kalojnë më njëzet kilometra për të plotësuar nevojat e tyre shëndetësore.

Kostovski në publikimin e falënderoit kryeministrin Hristijan Mickoski, për të cilin thotë se "në thelb qëndron pas këtij megaprojekti". ls/

Foto: "Fejsbuk" i kryetarit të komunës, Darko Kostovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR