• e shtunë, 23 nëntor 2024

Daçiqi kërkon sqarim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për arratisjen e ish pjesëtarit të UÇK-së Ramadani

Daçiqi kërkon sqarim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për arratisjen e ish pjesëtarit të UÇK-së Ramadani

Beograd, 15 gusht 2024 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq kërkoi sqarim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për arratisjen e ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak, duke theksuar se arratisja e tij është skandaloze. 

"Bëhet fjalë për një pjesëtar të UÇK-së terroriste që ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia e kërkon me urdhër për ta sjellë para gjykatës. Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të vlefshëm të arratiset nga arresti shtëpiak. Ose drejtësia ndërkombëtare nuk vlen për terroristët shqiptarë dhe kriminelët e luftës, kur ata vrasin serbët, gjithçka lejohet dhe falet", tha Daçiqi.

Paraprakisht, MPB e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili muajin e kaluar ishte arrestuar në kufirin Kosovë  - Maqedoni e Veriut në bazë të një urdhërarresti nga Interpoli të dhënë me kërkesë të Serbisë, ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e familjarëve në vend. 

"Nga ana e organit kompetent gjyqësor është dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shpallejn e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i pakapshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit", konfirmuan nga MPB për MIA-n. fc/

 

 

 

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR