• e enjte, 15 gusht 2024

Andonovski: Kemi mbulim të madh në internet dhe akses më të shpejtë, por në të njëjtën kohë digjitalizim të pamjaftueshëm të institucioneve

Andonovski: Kemi mbulim të madh në internet dhe akses më të shpejtë, por në të njëjtën kohë digjitalizim të pamjaftueshëm të institucioneve

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Shteti përballet me dy paradokset e mbulimit të madh të internetit dhe aksesit më të shpejtë dhe njëkohësisht digjitalizimit të pamjaftueshëm të institucioneve. Nevojiten investime të shtuara në infrastrukturën digjitale të institucioneve dhe qasje sistematike për digjitalizimin e plotë të shoqërisë, tha ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski.

"Në Maqedoni ka dy paradokse. Njëra është se kemi një mbulim seriozisht të lartë në internet dhe një nga akseset më të shpejta në internet, gjë që u tregua javën e kaluar me matje të caktuara dhe njëkohësisht digjitalizim i pamjaftueshëm i institucioneve, gjë që na vë poshtë atyre treguesve të njohur evropianë për matjen e digjitalizimit të shoqërisë në vendin e fundit në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë të Evropës. Në të njëjtën kohë kur Maqedonia ishte lider në këtë fushë deri në vitet 2013-2014. Detyra do të jetë në radhë të parë që institucionet të digjitalizohen. Kjo do të thotë se duhet të kemi investime të shtuara dhe gjithëpërfshirëse në infrastrukturën digjitale të institucioneve, por në të njëjtën kohë nuk duhet të përjashtojmë qytetarët. Sepse nëse ke mjete digjitale dhe nuk ke njerëz që dinë t'i përdorin në administratë dhe si qytetarë, si përdorues të shërbimeve, atëherë nuk mund të presësh përdorimin e duhur dhe të plotë të mjeteve digjitale. Qëllimi nuk është që të kemi kompjuterë për t'u mburrur se kemi blerë një lloj infrastrukture të TI-së, por të shfrytëzojmë sa më shumë prej tyre", tha Andonovski i pyetur se sa prej institucioneve janë të digjitalizuara, sa kapacitet kemi për t'u transformuar në shoqëri digjitale.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Ministria do të punojë në vendosjen e standardeve për shfrytëzim maksimal të kapaciteteve ekzistuese, ndërsa aty ku ka nevojë do të bëhet edhe mbindërtimi i tyre dhe digjitalizimi plotësues.

Andonovski sot në BE info haus, firmosi një Grant marrëveshje me Bashkimin Evropian për themelimin e Qendrës së parë kombëtare për internet më të sigurt -  MkSafeNet, në prani të euroambasadorit Dejvid Gir dhe partnerëve të projektit. Granti është në vlerë prej 650.000 euro ndërsa pjesën tjetër deri në 850.000 euro e bashkëfinancon Qeveria.

Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon, ndërsa ndërmjet vendeve më mirë të renditura edhe në Evropë, tregon hulumtimi i  Cable.co.uk, që e publikoi javën e kaluar portali statistikor "Landgeist".

Me një shpejtësi lidhjeje interneti prej 97,9 Mbps, Maqedonia e Veriut është përpara Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbia 60,5 Mbps, Kosova 57,3 Mbps, Greqia 53,9 Mbps, Mali i Zi 49,5 Mbps, Bosnja dhe Hercegovina 44,0 Mbps dhe Bullgaria 40,4 Mbps. sa/

Foto: Ministria për Transformim Digjital

QËNDRONI TË LIDHUR