• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin Jaqimoviq

Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin Jaqimoviq

15 gusht 2024

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin e Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq.

Dy bashkëbiseduesit ishin unanim se bëhet fjalë për dy vende mike, të cilat nuk kanë çështje të hapura me njëra-tjetrën. Popujt janë të ngjashëm, me të njëjtat kultura dhe zakone, që jetojnë në shoqëri multietnike.

Ajo që duhet të jetë në fokus në periudhën e ardhshme është afrimi edhe më i madh i qytetarëve, përmes lëvizjes së lehtësuar, me zgjidhje të reja infrastrukturore. Është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi në fushën e turizmit, kulturës, tregtisë.

Sa i përket integrimit evropian, u shpreh mendimi që i gjithë Ballkani të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane, për paqen, stabilitetin dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Të pranishmit lanë derën e hapur për bashkëpunim, për vizita të dyanshme, për shkëmbimin e ideve dhe përvojave konkrete. 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

___________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR