• e enjte, 15 gusht 2024

MASH: Përforcohen kapacitetet e Komisionit kombëtar të teksteve shkollore, po avancohet procesi i miratimit të teksteve shkollore

MASH: Përforcohen kapacitetet e Komisionit kombëtar të teksteve shkollore, po avancohet  procesi i miratimit të teksteve shkollore

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Komisioni kombëtar i teksteve shkollore ka përbërje të re. Në bazë të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Qeveria emëroi prof. dr. Goce Cvetanovski, dr. Bilall Shahini, prof. dr. Slagjana Bërsakoska, dr. Agim Rexhepi, prof. dr. Sasho Tatarçevski, prof. dr. Ana Gaceva, prof. dr. Luben Tevdovski, prof. dr. Nikolla Minov dhe Ilmi Bislimi, për anëtarë të rinj të Komisionit. 

Siç njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik pritet që përbërja e re e Komisionit të intensifikojë dhe avancojë procesin e miratimit të teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm dhe të jetë filtri kyç në sigurimin e mjeteve bazë cilësore për përvetësimin e materies mësimore. 

"Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore ka disa kompetenca konform Ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, ndër të cilat formimi i komisioneve recensuese për dorëshkrimet e teksteve shkollore, diskutimi për vlerësimet profesionale të dorëshkrimeve për tekstet shkollore në lëndët përkatëse dhe sjellja e vendimeve për miratimin dhe përdorimin e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR