• e enjte, 15 gusht 2024

BDI: Qeveria monoetnike me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇK-së

BDI: Qeveria monoetnike me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇK-së

Shkup, 15 gusht 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup. 

Humbësit e zgjedhjeve, vasalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv.  

Shqiptarët janë jetim dhe të poshtëruar me këta hyzmeqar pa asnjë kapacitet kombëtar e institucional. 

Poshtërimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal të përmasave dekadëshë. 

 Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VazaLENi zhbëu të gjitha të arriturat kombëtare dhe së fundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇK- së me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR