• e martë, 15 tetor 2024

Ushtria kineze ka nisur stërvitje të reja në afërsi të Tajvanit

Ushtria kineze ka nisur stërvitje të reja në afërsi të Tajvanit

Pekin, 14 tetor 2024 (MIA) - Ushtria e Kinës filloi sot stërvitjet e reja ushtarake në afërsi të Tajvanit, duke theksuar se ishte një paralajmërim kundër "veprimeve separatiste të Forcave për pavarësi të Tajvanit". Ata nuk specifikuan një datë për përfundimin e manovrave, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Taipei.

Komanda ushtarake lindore e Kinës në kumtesë herët këtë mëngjes kumtoi se manovrat po mbahen në ngushticën e Tajvanit dhe zonat në veri, jug dhe lindje të Tajvanit.

“Stërvitja shërben gjithashtu si një paralajmërim i ashpër për veprimet separatiste të Forcave për pavarësit të Tajvanit. Ky është një operacion legjitim dhe i domosdoshëm për të siguruar sovranitetin shtetëror dhe unitetin kombëtar”, thuhet në kumtesën e publikuar në gjuhën kineze dhe angleze.

Komanda publikoi një hartë që tregon nëntë zona rreth Tajvanit ku po zhvillohen stërvitjet. 

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi ashpër "aktin irracional dhe provokues" të Kinës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR