• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kremlini e akuzon NATO-n për ringjalljen e tensioneve me ushtrimet vjetore për parandalimin bërthamor

Kremlini e akuzon NATO-n për ringjalljen e tensioneve me ushtrimet vjetore për parandalimin bërthamor

 Moskë, 14 tetor 2024 (MIA) - Kremlini e akuzoi NATO-n se po i ringjall tensionet rreth luftës në Ukrainë me ushtrimet e saj vjetore të parandalimit bërthamor, që fillon sot, raporton DPA. 

 "Në kontekstin e luftës së ashpër që po ndodhë në Ukrainë, ushtrime të tilla vetëm çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov për mediat ruse, raportoj agjencia gjermane. 

 Në 2,5 vitet e fundit Rusia vazhdimisht kryen manovrat e veta bërthamore dhe kërcënon se do të përdorë armë bërthamore nëse kapërcehen disa vija të kuqe.

 NATO i filloi ushtrimet e veta "Steadfast" mesditën e sotme, e cila do të zgjasë për dy javët e ardhshme dhe në të cilin marrin pjesë rreth 2.000 ushtarë dhe oficerë nga tetë baza ajrore.

 Peskovi tha se Rusia i konsideron të nevojshme negociatat për uljen e potencialit bërthamor.

 "Megjithatë, sepse forcat bërthamore SHBA, Britania e Madhe dhe Franca për momentin janë përfshirë në luftë për shkak të furnizimit të tyre me armë konvencionale për Ukrainën, kjo është e pamundur", tha ai. 

 Në të kaluarën, Putini paralajmëroi një garë të re të armëve bërthamore dhe sugjeroi bisedime midis fuqive të mëdha bërthamore për nisma të reja të çarmatimit", raporton DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR