• e mërkurë, 16 tetor 2024

Zelenski: Tashmë pesë ditë Ukraina po i zmbraps kundërsulmet ruse në rajonin e Kurskut

Zelenski: Tashmë pesë ditë Ukraina po i zmbraps kundërsulmet ruse në rajonin e Kurskut

 Kiev, 14 tetor 2024 (MIA) - Forcat ukrainase tashmël pesë ditë kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të depërtuar vijat e betejës në rajonin e Kurskut, në perëndim të Rusisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, cituar nga mediat britanike.

 Ai në kanalin Telegram ka shkruar se forcat ukrainase i mbajnë fort pozicionet e tyre dhe u kundërpërgjigjen sulmeve.

Ukraina dërgoi trupa në rajonin rus në gusht në ndërhyrjen ndërkufitare që nga fillimi i luftës, raportuan mediat britanike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR