• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli do të vazhdojë me sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut, përfshirë edhe në Bejrut

Netanjahu: Izraeli do të vazhdojë me sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut, përfshirë edhe në Bejrut

 Jerusalem, 14 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli do të vazhdojë me "sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut, duke përfshirë edhe në Bejrut".

 "Dua të jem i qartë, do të vazhdojmë pa mëshirë  ta godasim  Hezbollahun në të gjitha pjesët e Libanit, duke përfshirë edhe Bejrutin", tha Netanjahu gjatë një vizite në bazën ushtarake që Hezbollahu e sulmoi dje, ku humbën jetën katër ushtarë izraelitë.

 Pas përkeshjeve ndërkufitare disamujore midis Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah, aleat i Hamasit palestinez, armata izraelite i rriti sulmet ajrore në Liban më 23 shtator dhe filloi operacione tokësore më 30 shtator.

 Foto: Zyra për shtyp e Qeverisë izraelite

 

QËNDRONI TË LIDHUR