• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Edi Rama planifikon të kandidohet për një mandat të katërt: Ka ende punë për të përfunduar

Edi Rama planifikon të kandidohet për një mandat të katërt: Ka ende punë për të përfunduar

 Tiranë, 14 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se planifikon të kandidohet për mandat të katërt, sepse ka ende punë për të përfunduar, edhe pse në mandatet e kaluara janë bërë gjëra të mëdha, raportojnë mediat shqiptare.

 "Plani është të kandidohem për funksionin, por deri atëherë ka kohë. Besoj se duhet të kandidohem sepse ka punë për të përfunduar" deklaroi Rama për televizionin A2.

 "Shqipëria nuk ishte as në hartë, ndërsa vendi përmendej në një kontekst të keq. Kemi tejkaluar numrin prej 10 milionë turistë në një vend ku turizmi ishte ide dhe ëndërr, por jo realitet", potencoi Rama.

 "Këtu është edhe lufta kundër korrupsionit, e cila duhet të bëhet e pakthyeshme, ndërsa me qëllim të valvitet flamuri ynë në Bruksel gjatë kësaj dekade, vlen të kandidohem për një mandat tjetër. Atëherë do të vendosin qytetarët", tha Rama.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR