• e diel, 27 tetor 2024

Ursula fon der Lajen në Beograd: Partneriteti mes Serbisë dhe BE-së po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm

Ursula fon der Lajen në Beograd: Partneriteti mes Serbisë dhe BE-së po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm

Beograd, 25 tetor 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi sot në Beograd në konferencë për media me presidentin Aleksandar Vuçiq se BE-ja është partner tregtar numër një i Serbisë, e cila ka rezultate gjithnjë e më të mira ekonomike dhe theksoi se është në rrugë të mirë që nga viti i ardhshëm të bëhet pjesë e zonës së vetme për pagesa në euro, që do ta lehtësojë transferimin e parave dhe do t’i bëjë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lirë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Vuçiqi theksoi se shpreson se Serbia deri në fund të vitit do ta hapë grupin 3 në bisedimet për anëtarësim në Union. 

Kryetarja e KE-së në konferencë për media theksoi tri nisma, në mesin e të cilave është edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili, sipas saj, duhet ti afrojë ekonomitë e rajonit në ekonominë e BE-së dhe ta integrojë tregun rajonal me tregun e vetëm evropian. 

Fon der Lajen theksoi se Serbia është tashmë një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, prandaj hapja e grupit të tretë është duke u zhvilluar dhe tregoi se Serbia mund të jetë e sigurt, si anëtare e ardhshme e BE-së, se Bashkimi do të respektojë dhe mbrojë "natyrën e saj të bukur" kur bëhet fjalë për mineralet kritike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Fon der Lajen ka kërkuar nga Serbia harmonizim shumë më të madh me deklaratat për politikën e jashtme të BE-së dhe respektimin e disa çështjeve të tjera. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR