• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendet arabe i dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit

Vendet arabe i dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit

Kajro, 26 tetor 2024 (MIA) – Disa vende arabe sot i kritikuan sulmet hakmarrëse të Izraelit kundër Iranit për shkak të përshkallëzimit luftarak në rajon dhe frikës për luftë gjithëpërfshirëse, transmetoi DPA.

Arabia Saudite njoftoi se e dënon sulmin ushtarak të Iranit dhe e quajti “shkelje të sovranitetit të tij dhe shkelje të të drejtës ndërkombëtare”. 

Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal Irani, të cilët i mbështetën palët kundërshtare në konfliktet në Jemen dhe Siri, vitin e kaluar me ndërmjetësim të Kinës u morën vesh që t’i rinovojnë lidhjet pas ndërprerjes prej shtatë vjet. 

Monarkia e pasur me naftë sot ju bëri thirrje të gjitha palëve që të tregohen shumë të përmbajtur dhe paralajmëroi për “pasojat nga konfliktet e vazhdueshme ushtarake” në rajon. 

Duke e quajtur sulmin “shkelje eklatante” të sovranitetit iranian, Katari shprehu “shqetësim ekstrem” për shkak të pasojave potenciale “të rrezikshme” dhe bëri thirrje të jenë të përmbajtur. 

Katari, SHBA-ja dhe Egjipti me muaj ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe lëvizjes militante palestineze Hamas që të lidhin armëpushim në Gazë dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. 

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani, dy vende të tjera nga Gjiri, gjithashtu e dënuan sulmin izraelit. 

Iraku, shtëpia e milicive të rreshtuara me Iranin, dënoi sulmet izraelite dhe shprehu solidaritetin me Iranin fqinj. fc/

Fotografia: EPA, Teherani sot

QËNDRONI TË LIDHUR