• e diel, 27 tetor 2024

Sholc e paralajmëroi Teheranin të mos fillojë eskalim pas sulmit izraelit

Sholc e paralajmëroi Teheranin të mos fillojë eskalim pas sulmit izraelit

Berlin, 26 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot e ka paralajmëruar Teheranin të mos fillojë "eskalim" pas sulmit të Izraelit natën e kaluar në territorin iranian.

"Porosia ime deri te Irani është e qartë: reagimet masive të eskalimit nuk guxojnë të vazhdojnë, Kjo duhet menjëherë të ndalet", ka shkruar Sholc në platformën "Iks".

Ai potencoi se ndërprerja e tensioneve do ta hapë mundësinë për zhvillim paqesor të ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Sholc ka bërë thirrje për armëpushim në Gazë dhe Liban dhe çlirimin e të gjithë pengjëve, që i mban Hamasi. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR