• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një tinejxhere e ka humbur jetën nbë një sulm me dron rus në Kiev

Një tinejxhere e ka humbur jetën nbë një sulm me dron rus në Kiev

Kiev, 26 tetor 2024 (MIA) - Në një sulm me dron rus ndaj Kievit, është qëlluar një ndërtesë shumëkatëshe, me ç'rast shpërtheu zjarr, në të cilin një person e humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar.

Shefi i administratës ushtarake në kryeqytet, Sergej Popko deklaroi se më shumë se 100 banorë janë evakuuar nga ndërtesa.

Alarmi për sulm ajror ka zgjatur rreth një orë, ndërsa u aktivizua edhe mbrojtja ajrore. Dy orë më vonë, në qytet është shpallur alarm i ri për shkak të dronëve.

Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko informoi se në sulmin është vrarë një tinejxhere.

Zjarri, i cili shpërtheu në katin e 20-të, është vendosur nën kontroll, kumtuan shërbimet emergjente . bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR