• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Irani kumtoi se ka të drejtë dhe obligim të mbrohet pas sulmeve izraelite

Irani kumtoi se ka të drejtë dhe obligim të mbrohet pas sulmeve izraelite

Teheran, 26 tetor 2024 (MIA) - Irani ka të drejtë dhe obligim të mbrohet pas sulmeve izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane. Gjatë sulmeve janë vrarë dy ushtarë, kumtoi sot Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.

Ministria iraniane i referohet nenit 51 nga Karta e Kombeve të Bashkuara, në bazë të së cilës, siç thuhet, Irani ka të drejtë dhe obligim të mbrohet, njoftoi Tajms of Izrael.

Paraprakisht, Skaj Njuz Arabia, duke iu referuar burimeve anonime, njoftoi se Irani përmes ndërmjetësuesit të huaj e ka informuar Izraelin se nuk do të përgjigjet ndaj sulmeve të fundit izraelite. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR