• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 81 persona e kanë humbur jetën në stuhinë "Trami" në Filipinet

Të paktën 81 persona e kanë humbur jetën në stuhinë

Manillë, 26 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 81 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 34 po konsiderohen të zhdukur pasi stuhia "Trami" e ka goditur pjesën veriperëndimore të Filipineve.

Sipas Agjencisë qeveritare për gjendje të jashtëzakonshme, numri i viktimave pritet të rritet pasi vazhdojnë të arrijnë raportet edhe nga rajone tjera.

Pothuaj gjysëm milion njerëz kanë ikur në më shumë se 6.400 strehimore, të cilat janë hapur në disa provinca.

Në takim urgjent të qeverisë, presidenti Ferdinand Markos ka shprehur shqetësim për shkak të raporteve të meteorologëve qeveritarë se stuhia, e njëmbëdhjeta që i ka goditur Filipinet nga fillimi vitit, mund ta ndryshojë drejtimin javën e ardhshme.

Qeveria filipinase i ka mbyllur shkollat dhe zyret qeveritare para tre ditëve, që të garantohet siguria e milionë njerëzve në ishullin Luzon. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR