• e premte, 16 gusht 2024

Ukraina rrëzoi 17, ndërsa Rusia 117 dronë

Ukraina rrëzoi 17, ndërsa Rusia 117 dronë

Kiev, 14 gusht 2024 (MIA) - Ukraina ka rrëzuar 17 nga gjithsej 23 dronë të hedhura nga Rusia. Forcat ruse kanë hedhur edhe dy raketa H-59/69.

Dronët rusë kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë në rajonet e Çernigovit dhe rrethinën e Zhitomirit.

Ndërkohë, Rusia njoftoi se mbrëmë ka rrëzuar 117 dronë ukrainas dhe katër raketa taktike të lëshuara nga Ukraina.

Raketat dhe 37 dronët u shkatërruan mbi rajonin e Kurskut, dhe i njëjti numër dronësh u rrëzuan mbi rajonin e Voronezhkës.

Edhe në Rusi, si dhe në Ukrainë, nuk janë raportuar viktima njerëzore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR