• e martë, 24 dhjetor 2024

Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant nuk është zgjidhje më e mirë se Shqipëria

Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant nuk është zgjidhje më e mirë se Shqipëria

Tiranë, 15 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për emigrantët shqiptarë, të kthehen dhe të punojnë e investojnë në vendin e tyre.

 
 Në një reagim në rrjetet sociale theksohet se pagat kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit.

Prandaj, këshillon ai, të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.
 

"Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.
 

 Të rinjtë e këtij vendi po largohen masivisht nga vendi, jo vetëm drejt Greqisë dhe Italisë por edhe drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Për shkak të kësaj, ka mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë, përfshirë turizmin. Një pjesë është e mbushur me punëtorë nga Filipinet dhe India, por pas një qëndrimi të shkurtër ata largohen, kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore. ls/

Foto: FB Rama



QËNDRONI TË LIDHUR