• e martë, 24 dhjetor 2024

Franca e lavdëroi Libanin për përmbajtjen në krizën e Lindjes së Afërt

Franca e lavdëroi Libanin për përmbajtjen në krizën e Lindjes së Afërt

Bejrut, 15 gusht 2024 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne sot ka shprehur shpresën se Libani do të vazhdojë të përmbahet nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Afërt, pasi Izraeli muajin e kaluar vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

Gjatë një takimi me kryeministrin e përkohshëm libanez, Naxhib Mikati, Sezhurne e lavdëroi Libanin për "stabilitetin e tij në këtë periudhë të vështirë" për rajonin, tha agjencia shtetërore libaneze NNA.

"Mund të heshtim, të durojmë dhe të lutemi në këtë periudhë të vështirë, u përgjigj Mikati pas takimit. ls/

foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR