Shqipëria po forcon bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
- Shqipëria dhe SHBA-ja vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Tiranë, 15 gusht 2024 (MIA) - Shqipëria dhe SHBA-ja vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Piro Vengu, në një takim me ushtruesën e detyrës ambasador në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn, nënshkroi një memorandum për “emërimin e një këshilltari për planifikim strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes”.
Në një publikim në Fesjbuk, Vengu shton se "ai do t'i bashkohet katër këshilltarëve të tjerë amerikanë që ndërveprojnë në baza ditore me stafin civil dhe ushtarak shqiptar, në modernizim, logjistikë, personel e rekrutim si dhe siguri kibernetike".
"Projektet me impakt strategjik të shumëfishtë për vendin, siç është baza autonome detare e Porto Romanos, rijetëzimi i industrisë ushtarake në vend, si dhe angazhimet politike dhe financiare përkundrejt NATO-s, në fokus të vazhdueshëm të partneriteti tonë strategjik me SHBA, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal", thekson ministri. ls/
Foto: Vengu FB