• e premte, 16 gusht 2024

Vans dhe Vollc do të debatojnë më 1 tetor nën organizim të Si -Bi- Es Njuz

Vans dhe Vollc do të debatojnë më 1 tetor nën organizim të Si -Bi- Es Njuz

Uashington, 15 gusht 2024 (MIA) - Guvernatori i Minesotës dhe kandidati republikan për zëvendëspresident, Tim Vollc dhe senatori i Ohajos, demokrati Xhej Di Vans, kanë rënë dakord që të debatojnë më 1 tetor. Debati do të organizohet nga  Si Bi Es Njuz, në një kohë kur në disa shtete federale do të nisë votimi i parakohshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor.

“Si Bi Es Njuz” publikoi dje në iks se ka ftuar dy kandidatët për nënpresidentë të Shteteve të Bashkuara në një debat në Nju Jork, duke u ofruar katër data të mundshme: 17 shtator, 24 shtator, 1 tetor dhe 8 tetor.

"Shihemi më 1 tetor, Xhej Di," publikoi fushata e Kamala Haris dhe Vollc në Iks, duke shtuar se Volls mezi pret të debatojë me Vanns nëse ai e pranon ftesën.

Vans, gjithashtu, konfirmoi në "Iks" se ai do të pranonte ftesën për të debatuar më 1 tetor dhe sfidoi Vollc që të takohej më 18 shtator në një debat të organizuar nga Si-En-En. Nga fushata e Haris dhe Vollc, si dhe nga Si-En-En, nuk ka ende përgjigje nëse Vollc e ka pranuar ftesën e 18 shtatorit dhe nëse po shqyrtohen data të tjera të mundshme. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR