• e enjte, 25 korrik 2024

Ugandë: Arrestohen dhjetëra pjesëmarrës në protestat kundër korrupsionit

Ugandë: Arrestohen dhjetëra pjesëmarrës në protestat kundër korrupsionit

 Kampalë, 23 korrik 2024 (MIA) - Forcat e sigurisë së Ugandës arrestuan sot dhjetëra persona të cilët u përpoqën të arrijnë në ndërtesën e parlamentit për të demonstruar kundër korrupsionit në vend.

 Forca të rënda policore dhe ushtarake janë të pranishme në rrugët e Kampalës.

 Protestuesit u nxitën, ndër të tjera, nga shtimi i akuzave kundër kryetares së Kuvendit, Anita Among, e cila hodhi poshtë thirrjet për dorëheqje për akuzat për shpenzime të paligjshme dhe përvetësim të fondeve shtetërore.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR